‘8 janari, proces politik degradues’, Meta: Të respektohet vullneti i shumicës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti Ilir Meta e ka quajtur protestën e 8 janarit një moment tragjik i një procesi politik degradues që po zhvillohet prej muajsh dhe vitesh në sytë e të gjithë shqiptarëve.

“Thelbi është mungesa e ballafaqimit demokratik me votë të lirë dhe në mënyrë transparente. Jemi në kushtet kur demokracia shqiptare dhe pothuajse të gjitha institucionet janë minuar prej vitesh nga kapja graduale e segmente shtetërorë, institucionet të pavarura dhe shoqërisë civile”, u shpreh kreu i shtetit.

Meta nënvizoi gjatë se Presidenti nuk do të bëhet palë dhe se zgjidhja është respektimi i vullnetit të shumicës.

“Nuk dua të bëhem palë dhe asnjëherë nuk kam synuar të bëhem palë në konfliktin që ka nisur në PD, por jam i shqetësuar për përshkallëzimin e konfliktit të panevojshëm brenda partisë më të madhe opozitare që duhet të ketë një zgjidhje, votën e lirë dhe respektimin e vullnetit të shumicës”, tha ai.

Sipas kreut të shtetit përdorimi i forcës si ndaj dyerve dhe dritare dhe ndaj protestuesve është i papranueshëm dhe i dënueshëm.

“Akuzat për infiltrimin e qëllimshëm të personave me precedent penal janë alarmante dhe kërkojnë përgjigje të paanshme”, u shpreh ai.

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


Etiketimet

Numër i lartë infektimesh në Kosovë

Në Kosovë janë raportuar katër persona të vdekur dhe 3,617 raste të reja të infektimit me COVID-19, bën të ditur Ministria e Shëndetësisë. Këto raste...

PS pritet të zyrtarizojë kandidatët për kryetarë në 6 bashki

Partia Socialiste do të mbledhë të premte kryesinë, ku pritet të zyrtarizohen kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme lokale në 6...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER