Bardhi dëshmon në Prokurori për trazirat e protestës në PD

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka shkuar në Prokurori të premten për t’u marrë në pyetje lidhur me protestën e 8 janarit në selinë e PD-së.

Ai i është përgjigjur ftesës së Prokurorisë në Tiranë, e cila po heton rrjedhën e ngjarjeve të dhunshme të protestës së 8 janarit.

“Sot kam dhënë shpjegime për çdo çështje të kërkuar nga organi i prokurorisë, që nga momenti që protestuesit mësynë në PD dhe kontaktet që kam pasur më Policisë e Shtetit dhe çfarë kanë ndodhur brenda në selinë e PD-së”, tha Bardhi.

Ai tha se pret që Prokuroria të “vendosë para përgjegjësisë penale autorët e krimit të paprecedentë”.

“Kërkoj zbardhjen e plotë të çështjes dhe vënien e autorëve para drejtësisë të akteve të paprecedente të ndodhura në 31 vite demokraci, ku një grusht njerëzish me në krye Sali Berishën, sulmuan selinë e partisë së tyre”, u shpreh Bardhi.

Sipas sekretarit të përgjithshëm të PD-së “e vetmja lëndë e gjendur në mënyrë rrethanore në selinë qendrore të Partisë Demokratike kanë qenë fikëset e zjarrit”.

Ai mes tjerash bëri të ditur se çdo person që ka qenë brenda selisë së PD-së i është nënshtruar kontrollit fizik dhe se, sipas tij, asnjë send i ndaluar nuk është gjetur në ambientet e brendshme të selisë.

Të premten para Prokurorisë është ftuar edhe kryetari i PD-së Lulzim Basha, i cili akuzon Berishën si organizator dhe nxitës të protestës dhe ndërhyrjes së dhunshme në selinë e PD-së.

Një ditë më parë ish-kryeministri Sali Berisha është marrë në pyetje në prokurori në cilësinë e personit që ka dijeni lidhur me ngjarjet e shënuara gjatë protestës së dhunshme në selinë e PD.

LEXONI GJITHASHTU: 

Çfarë po heton Prokuroria për protestën e 8 janarit në selinë e PD-së?

 

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


Etiketimet

Numër i lartë infektimesh në Kosovë

Në Kosovë janë raportuar katër persona të vdekur dhe 3,617 raste të reja të infektimit me COVID-19, bën të ditur Ministria e Shëndetësisë. Këto raste...

PS pritet të zyrtarizojë kandidatët për kryetarë në 6 bashki

Partia Socialiste do të mbledhë të premte kryesinë, ku pritet të zyrtarizohen kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme lokale në 6...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER