Meta nis procedurat për organizimin e zgjedhjeve në bashkitë pa kryetarë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti Ilir Meta tha se ka kërkuar informacion nga komisioneri shtetëror i Zgjedhjeve lidhur me bashkitë pa kryetarë, në mënyrë që të bëhet plotësimi i tyre përmes zgjedhjeve.

Duke e cilësuar të patolerueshme situatën në disa bashki pa kryetarë formalë dhe faktin që ‘palët që duhet të zgjidhnin këtë situatë nuk bëjnë asnjë lëvizje’, kreu i shtetit tha se ka nisur procedurat për t’i dhënë zgjidhje kësaj situate.

“Përmes një letre drejtuar komisionerit shtetëror të Zgjedhjeve kam kërkuar cilat janë bashkitë që gjatë kësaj periudhe kryetarëve u ka përfunduar mandati në mënyrë të parakohshme për plotësimin e të cilave është i nevojshëm organizimi i zgjedhjeve”, tha kreu i shtetit.

Në një deklaratë për mediat, presidenti u shpreh se disa anëtarë të Gjykatës Kushtetuese kanë kryer shkelje të rënda profesionale dhe etike gjatë shqyrtimit të kërkesës së shoqatës së bashkive për zgjedhjet vendore të 2019.

Sipas tij, gjykata nuk pati vullnet ta zgjidhte këtë çështje përmes juridiksioni kushtetues, por ja la juridiksionit politik.

“Kam konstatuar se disa anëtarë të Gjykatës Kushtetuese kanë kryer shkelje të rënda profesionale dhe etike dhe në kundërshtim me ligjin, që legjitimon nisjen e procedimit disiplinor ndaj tyre”, u shpreh presidenti.

 

 

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


Etiketimet

Numër i lartë infektimesh në Kosovë

Në Kosovë janë raportuar katër persona të vdekur dhe 3,617 raste të reja të infektimit me COVID-19, bën të ditur Ministria e Shëndetësisë. Këto raste...

PS pritet të zyrtarizojë kandidatët për kryetarë në 6 bashki

Partia Socialiste do të mbledhë të premte kryesinë, ku pritet të zyrtarizohen kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme lokale në 6...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER