PD akuzon Metën për aleancë me Berishën

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Partia Demokratike akuzoi presidentin Ilir Meta për aleancë me ish-kreun e PD-së, Sali Berisha.

Reagimi erdhi pas deklaratës së Metës, sipas të cilit “zhvillimet e 8 janarit sollën edhe ndonjë shembull pozitiv që bën thirrje për reflektim si dorëheqja e rojës së selisë së PD-së për të mos qenë dëshmitar i dhunës”.

“Uroj që të gjithë të ngrihen në nivelin e përgjegjshmërisë së tij,” – shkroi presidenti.

Sipas PD-së, Sali Berisha dhe Ilir Meta janë në aleancë për të shkatërruar PD-në.

“Koha kur PD përdorej si mburojë nga Ilir Meta ka përfunduar në 9 Shtator, kur PD u distancua nga Sali Berisha,” – thuhej në deklaratën e tyre.

Për PD-në ndërhyrja e presidentit në një debat të brendshëm të partisë, njësoj siç ka bërë dhe kryeministri Rama është shenjë e qartë që “trekëndëshin Berisha-Rama-Meta e bashkon një hall i madh, por që nuk është as halli i Partisë Demokratike dhe as halli i qytetarëve shqiptarë”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


Etiketimet

Numër i lartë infektimesh në Kosovë

Në Kosovë janë raportuar katër persona të vdekur dhe 3,617 raste të reja të infektimit me COVID-19, bën të ditur Ministria e Shëndetësisë. Këto raste...

PS pritet të zyrtarizojë kandidatët për kryetarë në 6 bashki

Partia Socialiste do të mbledhë të premte kryesinë, ku pritet të zyrtarizohen kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme lokale në 6...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER