Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të Partisë Demokratike do të jetë pjesë e zgjedhjeve të pjesshme vendore që pritet të mbahen në muajin mars.
Përmes një deklarate për mediat, Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit bën me dije se vendosi hapjen e procesit të primareve brenda PD për përzgjedhjen e kandidaturave më të mira për secilën nga bashkitë në garë.
“Nga sot, në të gjitha bashkitë ku do të hapet gara Partia Demokratike fillon punën për evidentimin e kandidatëve. Procesi i përzgjedhjes do të finalizohet më datë 30 Janar 2022 sipas parimit “te Primareve”. Në përputhje me statutin e PDSH neni 12 dhe 38 kandidatet mund te evidentohen: me vetëpropozim; propozim nga anëtarësia; propozim nga organet qendrore të PDSH”, sqarohet në njoftimin e PD së rithemeluar nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Në njoftim theksohet se afati për paraqitjen e kandidaturave është data 24 Janar 2022 ora 24.00.