Meta: Niveli i borxhit publik rrezikon krizë serioze

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti Ilir Meta ngriti shqetësimin për rritjen e nivelit të borxhit publik, që sipas tij mund ta çojë vendin drejt një krize serioze.

Në një deklaratë për mediat, Meta tha se mungesa e transparencës nga ana e Ministrisë së Financave lidhur me nivelin e borxhit publik për 2022 vë në diskutim qëndrueshmërinë e financave të vendit.

Sipas Metës, vendi ynë renditet i dyti në rajon pas Malit të Zi, për nivelin më të lartë të borxhit publik për banor.

“Stoku i borxhit paraqitet i nënvlerësuar, duhet të ishin paraqitur në mënyrë të detajuar. Vlera reale e borxhit publik në fund të 2021 mund të llogaritet më shumë se 84 për qind te PPB. Këtu nuk janë paraqitur detyrimet nga çështjet e humbur në gjykata ndërkombëtare. Vlera PPP do të arrijnë në 45 për qind të PPB. PPP i kanë mundësuar qeverisë të ndërmarrë projekte klienteliste”, tha Meta.

Për Metën, situata është kritike dhe ka një kërkesë për Kuvendin.

“Duke vlerësuar situatën kritike në të cilën ka arritur borxhi publik, për të parandaluar një humnerë financiare ekonomike dhe drama të mëtejshme sociale, kërkoj nga Kuvendi dhe institucionet financiare të huaja e të vendit të bashkëpunojnë për një vlerësim real e transparent sa më shpejt të borxhit publik duke përfshirë gjithë detyrimet aktuale dhe të pritshme.”

LEXONI GJITHASHTU:

Meta: Nuk do të paraqitem në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin

1 COMMENT

  1. Keta na fyejne inteligjencen. Keta (te gjithe qe kane qeverisur) kane te gjithe pergjegjesine per kete gjendje. Do t’ishte interesante qe ju te evronjuzit kur te coheni nga gjumi letargjik, te na jepni shifrat dhe datat sesi eshte rritur ky borxh dhe cilat qeveri jane fajtoret duke nxjere ne pah ato qe jane me « shembulloret ».

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

“Berisha specialist i dhunës”, deputetët e PS komentojnë protestën e opozitës

3 deputetë të Partisë Socialiste kanë komentuar për Euronews Albania protestën e sotme të opozitës. Petro Koçi është shprehur se Sali Berisha është specialist...

Ukraina i kërkon llogari Turqisë për anijen ruse

Ministria e Jashtme ukrainase tha të enjten se anija ruse e ngarkuar me grurë ukrainas është lejuar që të largohet nga porti turk, Karasu. Ukraina...

Lajçak: Jemi duke përgatitur një takim mes Vuçiçit dhe Kurtit në korrik

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak deklaroi se vizita e tij në Prishtinë dhe Beograd u bë me idenë që...

TË FUNDIT

Edhe 10 ditë bojkot për masat e sigurisë, avokatët kërkojnë protestë para KLGJ

Dhoma Kombëtare e Avokatisë (DHKA) ka vendosur këtë të mërkurë, zgjatjen e bojkotit për seancave e masave të sigurisë edhe për 10 ditë të...