Lulzim Basha jep dorëheqjen nga kryetar i Partisë Demokratike

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike.

“Kam vendosur të hedh një hap pas duke u dorëhequr nga detyra e kryetarit të PD-së”, u shpreh Basha.

Sipas statutit, drejtimin e merr një nga nënkryetari e partisë Enkelejd Alibeaj.

Basha tha se do të vazhdojë të jetë pjesë e PD-së, i angazhuar për të ardhmen e partisë.

“Kjo nuk është një tërheqje, por një nxitje më shumë që betejën tonë për një PD të së ardhmes ta bëjmë të gjithë bashkë”, tha Basha.

Vendimi u mor gjatë një mbledhje të Kryesisë së PD-së, Grupit Parlamentar dhe Kolegjit të kryetarëve të PD-së.

Vendimi i Bashës vjen pas rezultatit në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, ku PD doli e treta në 5 nga 6 bashki.

Menjëherë pas shpalljes së rezultatit, disa nga personalitetet më të rëndësishme të PD-së që e përkrahnin Bashën si Grida Duma, Ervin Salianji, Agron Gjekmarkaj dhe Enkelejd Alibeaj kërkuan dorëheqjen e tij.

Përgjigja e Bashës ishte se do të merrej vendimi më i mirë për të ardhmen e PD-së, dhe se qëllimi është bashkimi i kësaj partie.

Partia Demokratike u nda në dy “pole”, ku një pjesë mbështesnin Berishën e një pjesë Bashën. Por rezultati i zgjedhjeve të 6 marsit e luhati mbështetjen ndaj Bashës.

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Manastirliu: 10 mijë turistë të huaj morën shërbim në qendrat shëndetësore

35 mijë pushues kanë marrë shërbime mjekësore në qendrat shëndetësore që në zonat turistike gjatë muajve të fundit. Shifra është publikuar nga ministrja Ministrja e...

Abazoviç duhet të dorëhiqet, ish-këshilltari: Tregoi papjekuri politike

Vasel Camaj, ish-këshilltar politik i Dritan Abazoviç tha se kryeministri shqiptar i Malit të Zi ka treguar shumë herë papjekuri politike, pasi nuk ka arritur ta...

Putin dhe XI në G20, samiti i parë global që kur Rusia pushtoi Ukrainën

Presidenti kinez Xi Jinping dhe ai rus Vladimir Putin kanë në plan të marrin pjesë në samitin e grupimit G20, që zhvillohet në nëntor...

TË FUNDIT

Kosova s’është Katalonja, Kurti: Spanja nuk duhet të krahasohet me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për gazetën spanjolle El Pais se Spanja duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës për të vërtetuar...

17-vjeçari shqiptar fiton 3 medalje ari në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes

Peshëngritësi shqiptar 17-vjeçar, Ertjan Kofsha ka fituar 3 medalje ari në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes për moshat U-15 dhe U-17, që po mbahet në...

Sondazh

A duhet të ndalohen skafet dhe motorët e ujit pas tragjedisë së Himarës?