Disa deputetët të partisë demokratike që mbështesin Sali Berishën dhe deputetë të Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë kërkuar mocion me debat në Kuvend.
Shkak janë bërë deklaratat e kryeministrit Rama nga Brukseli një ditë më parë, ku ka ripërsëritur qëndrimin e tij se nëse në qershor nuk ka sinjale pozitive për negociatat atëherë Shqipëria do të kërkojë ndarjen nga Republika e Maqedonisë së Veriut.
Deputetët kërkojnë që të hënën të mbahet një seancë e jashtëzakonshme dhe të diskutohet rreth çështjeve të integrimit europian.
LEXONI GJITHASHTU:
- Aplikimi në KiE, Rama: Na vjen keq për Serbinë por mbështesim Kosovën
- Rama po përdor veton bullgare për vonesat e integrimit, pretendon Tabaku