Alibeaj negocion me Ballën për presidentin, Boçi: Nuk ka tagër përfaqësimi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Enkelejd Alibeaj bashkë me Arbi Agalliun dhe Oriola Pampurin shkuan sot në tryezën e negociatave për presidentin.

Për uljen e tyre në tryezë përballë përfaqësuesve të PS nuk kishin dijeni të gjithë deputetët e Partisë Demokratike.

Të pyetur nga Euronews Albania, disa deputetë të Grupit Parlamentar demokrat që ishin të pranishëm në mbledhjen e fundit, deklaruan se për këtë takim nuk kishte pasur një njoftim apo një konsultim paraprak.

Luçiano Boçi thotë se Alibeaj nuk mund të shkonte në këtë takim pa mbledhur fillimisht grupin parlamentar demokrat.

“Nuk ka të drejtë të jetë përfaqësuesi i opozitës. Alibeaj mund të jetë deputet i thjeshtë dhe e ka përfunduar misionin e tij, me atributin e të ashtuquajtuarit kryetar i Grupit Parlamentar, të njohur zyrtarisht nga Rama dhe Balla. Negociatat për presidentin janë politike, e përcakton Kushtetuta”, tha Boçi.

Gjatë dy ditëve të ardhshme pritet që të ketë një mbledhje të grupit parlamentar, ku do të shikohet nëse do të marrin pjesë edhe deputetët që janë pjesë e Komisionit të Rithemelimit.

LEXONI GJITHASHTU

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

‘Misioni i Lipës, të mbushë thasët me lekë’, këngëtari i njohur kritika ‘Sunny Hill’

Shemsi Krasniqi, i njohur ndryshe si Shemi i ‘Ilirëve’, në një intervistë për Euronews Albania kritikoi ashpër babanë e Dua Lipës, Dukagjin Lipa, njëkohësisht...

Bllokimi mjeteve ujore, Xhameta: Tek ne jo, në Jug edhe mund të jetë shkelur ligji

Skerdilajd Xhameta, përfaqësues i mjeteve sportive ujore që operon në zonën e Durrësit tha se inspektimet nga policia ka pasur gjatë gjithë kohës, edhe...

‘S’më lanë të këndoj për Adem Jasharin’, Shemi flet pas incidentit në ‘Sunny Hill’

Një incident ka ndodhur në festivalin Sunny Hill. Incidenti ka pasur si protagonist Shemsi Krasniqi, i njohur ndryshe si Shemi i ‘Ilirëve’, i cili...

TË FUNDIT

Rriten infektimet nga COVID-19 në Shqipëri

Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë humbje jetë nga COVID-19 në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë tha se në 2418 testime...

Partizani shkarkon trajnerin në prag të Superligës

Dritan Mehmeti nuk është më trajneri i Partizanit. Ekipi ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin që mori drejtimin e ekipit e kuq në mes të sezonit të shkuar. Vendimi...

Sondazh