Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, Partia Socialiste dhe Opozita ranë dakord që raundin e dytë dhe të tretë të propozojë vetëm opozita një emër për president.
Kështu, deri në raundin e katërt mazhoranca nuk do të propozojë emër.
Më 23 maj është raundi i dytë i votimit për zgjedhjen e presidentit. Votimi pritet të zhvillohet në orën 18:00.
Raundi i parë për presidentin dështoi për shkak të mungesës së një kandidature për postin e Kreut të Shtetit.
Për të zgjedhur presidentin e ri në tre raundet e para duhen së paku 84 vota, të cilat mazhoranca e Partisë Socialiste nuk i ka.
Pas raundit të tretë, mazhoranca mund ta zgjedhë vetë Kreun e ri të Shtetit, pasi i ka 71 votat e nevojshme.
LEXONI GJITHASHTU:
- Balla thirrje opozitës: Sillni propozimet për presidentin e ri
- Alibeaj: Presidenti duhet të zgjidhet në 3 raundet e para
- Më 23 maj raundi i dytë i votimit për presidentin e ri
- PS propozon: Raundi i dytë për presidentin në 23 maj ora 18:00