Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj deklaroi se nëse mazhoranca do të rrëzojë kandidaturën për president të propozuar nga opozita, kjo do të përbënte edhe fundin e marrëveshjes.
Deklaratën, Alibeaj e dha në një deklaratë për mediat në ambientet e jashtmë të selisë blu.
Ai u shpreh se opozita është futur në këtë proces me seriozitetin më të madh.
“Nëse të hënën mazhoranca rrëzon kandidaturën e opozitës në Kuvend, ky do të ishte fundi i marrëveshjes. Kjo është e qartë. Jemi futur me seriozitetin më të madh, pavarësisht skepticizmit që ekziston përreth nesh. Hap pas hapi, duke lexuar dokumentin tonë, kuptohet serioziteti dhe shërbimi i madh që i bëhet publikut shqiptar”, tha Alibeaj.
Pasditen e së premtes, do të mblidhet Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dhe aleatët, për të diskutuar për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri dhe kandidaturave të mundshme.
LEXONI GJITHASHTU