Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar operacionin e zhvilluar këtë të enjte nga Struktura e Posaçme Anti Korrupsion (SPAK), ku u lëshuan 32 urdhër arreste nga të cilat vetëm 14 janë ekzekutuar.
Berisha u shpreh se nga tetë bosët e shpallur në kërkim, vetëm një prej tyre u arrestua, pasi të tjerët u arratisën sapo morën vesh lajmin.
“Arrestime në erë, nga 8 bosë të shpallur, vetëm njëri është në arrest. Të tjerët morën lajmin, ikni sa më shpejt”, tha Berisha.
Deklaratën, ish-kryeministri e dha nga Korça ku do të zhvillojë fushatën e radhës në kuadër të zgjedhjeve të 22 majit për kryetar të Partisë Demokratike.
Operacioni i SPAK është shtrirë në Elbasan, Durrës, Tiranë dhe Lezhë për goditjen e grupeve kriminale. Pjesë e hetimit janë 3 prokurorë të SPAK.
LEXONI GJITHASHTU