Me 40820 vota Sali Berisha u rikthye në krye të Partisë Demokratike. Këtë rikthim të Sali Berishës shumë deputetë të Partisë Demokratike e respektojnë, ndërsa të tjerë e cilësojnë si ditë të keqe për bashkimin e demokratëve.
Grida Duma vë theksin të respektimi i vullnetit të demokratëve dhe tek pesha e madhe që Berisha ka në opozitarizmin në vend.
“Pesha me të cilën i drejtohet ai demokratëve, mesa duket është më e madhe se e të tjerëve. Na vjen mirë s’na vjen mirë për këtë çështje, është tjetër. Që duhet njohur vullneti i demokratëve duhet njohur”, tha deputetja Duma.
Këtë mendim të Dumës nuk e ndajnë deputetë të tjerë demokrat që thonë se sot PD nuk është më e bashkuar.
“Unë s’e kam mohuar asnjëherë që Berisha ka mbështetësit e tij, po PD nuk është e bashkuar sot, ky është një lajm i keq për demokratët”, shprehet deputetja Dhurata Çupi.
Sipas deputetes Oriola Pampuri, proceset e njëanshme nuk mund të kenë një finale që pranohet nga të gjithë.
Në zgjedhjet e zhvilluara këtë të diel Berisha mori mbështetjen e 93% të demokratëve që votuan në garën e tij përballë Ibsen Elezi.
LEXONI GJITHASHTU:
Personaliteti dhe lider i shqiptarise i te gjitha kohrave.
Patriot i vertete.
Vizionar i shqur,figur emblematike- pro Kosovar
Rroft Sali Berish
Urime fitorja, çofsh faqebebatdh si gjithehere
Sali Gerdeci
Sali fazliqi
Sali 21 janari vrasesi
Sali krimineli i i anarkise se 97/98
Sali milloshevic qe Kosoves ia futi thiken
Sali non grada, akoma per ket kriminele pushteti eshte mbi te gjitha,
Sali komunisti sekretari i partise komunist