Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike do të votojë të shtunën për të zgjedhur kryesinë e re të partisë.
Në mbledhjen e mbajtur të premten në mbrëmjen, Komisioni i Rithemelimit bëri të ditur emrat e kandidatëve.
Në total do të jenë 46 kandidatë nga ku do të zgjidhen 20 anëtarët e kryesisë së re të PD-së.
Në garë do të jenë të gjithë emrat e Komisionit të Rithemelimit bashkë me emra të tjerë.
Mes kandidateve gra, bie në sy emri i deputetes Ina Zhupa, e cila i është bashkuar Rithemelimit së fundi.
Kandidatet e tjera janë ish-zv.kryetarja, Jozefina Topalli, Endira Bushati, Albina Dede, Lediana Fratari, Fatbardha Kadia, Liljana Elmazi dhe Eleni Qiriçi.
Ndërkohë, kandidatët burra janë Arben Imami, Florion Mima, Bledi Kasmi, Indrit Hoxha, Erald Kapri, etj.
Ish-kryeministri Sali Berisha i pyetur për mungesën e emrave që janë kritikë me të, tha se kriter bazë kanë qenë kontributet dhe padrejtësisë që janë bërë gjatë drejtimit të PD nga Basha, duke iu referuar Topallit dhe Imamit.
Emrat e kandidateve:
1 AGRON SHEHAJ
2 ALBINA DEDA
3 ALDO BUMCI
4 ARBEN IMAMI
5 ARBEN RISTANI
6 BARDH SPAHIA
7 BEDRI BLLOSHMI
8 BELIND KELLICI
9 BLEDI KASMI
10 BLENDI HIMCI
11 BUJAR NISHANI
12 CLIRIM GJATA
13 EDITH HARXHI
14 EDMOMD SPAHO
15 ELDA HOTI
16 ELEINA QIRICI
17 ENDIRA BUSHATI
18 ENNO BOZDO
19 ERALD KAPRI
20 ERVIN MINAROLLI
21 FATBARDHA KADIU
22 FLAMUR NOKA
23 FLORIANA GARO
24 FLORION MIMA
25 GENC DEROMEMAJ
26 GENC POLLO
27 GENT STRAZIMIRI
28 GRIGELS MUCOLLARI
29 INA ZHUPA
30 INDRIT HOXHA
31 ISUF CELA
32 IVI KASO
33 JOZEFINA TOPALLI
34 KASEM MAHMUTAJ
35 KELTIS KRUJA
36 KLEVIS BALLIU
37 LEDIANA FRATARI
38 LEDINA MANDIJA
39 LILJANA ELMAZI
40 LORENC LUKA
41 LUAN BACI
42 LUCIANO BOCI
43 MIMOZA HAJDARMATAJ
44 MIRELA TABAKU
45 OERD BYLYKBASHI
46 SORINA KOTI
47 TRITAN SHEHU