Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla deklaroi në Kuvend se Bullgaria po mban peng 2 vende anëtare të NATO-s, Shqipërinë dhe RMV për të negociatat me BE-në.
“Dy vende anëtarë të NATO-s mbahen peng nga një vend anëtar i NATO-s. Kjo është keqardhja më e madhe, ku çështjet e sigurisë për shkak të agresonit të pajustifikuar dhe gjeniocidit rus në Ukrianë, një vend anëtar i NATO-s, nuk e kupton rëndësinë që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të mbajnë sa më parë Konferecdën e parë Ndërqeveritare”, u shpreh Balla.
Deputeti tha se Shqipëria i ka përmbushur të gjitha detyrat e shtëpisë.
“Unë nuk di sesi mund të jetë rrugëdalja pasi para pak minutash kryeministri Petkov e ka deklaruar pamundësinë për të dhënë dakordësinë e heqjes së vetos”, tha Balla.
LEXONI GJITHASHTU: