Bumçi: Nuk kemi për qëllim të hyjmë në Kryeministri, PD i del zot protestës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Anëtari i kryesisë së PD, Aldo Bumçi përjashtoi mundësinë për dhunë në protestën që Partia Demokratike do të mbajë nesër në orën 19:00 para Kryeministrisë.

Në një intervistë për gazetarin Renaldo Salianji në Euronews Albania, Bumçi tha se qëllimi i protestës nuk është të hyhet në Kryeministri, por të çelë një stinë protestash masive që do të çojnë në rrëzimin e qeverisë, sipas tij më e kriminalizuara që ka njohur vendi.

“Bëhet fjalë për protesta masive në numër, zërat që përfaqësojnë çështje të ndryshme të të gjithë shoqërisë, që nuk kufizohet vetëm në një pjesë të spektrit. Sot Rama nuk përfaqëson të majtët, ata vuajnë keqqeverisjen si gjithë të tjerët. Sot pushteti është në duar të pak njerëzve. Rama nuk është më legjitim me zgjedhjet e 25 prillit dhe mënyrën si qeveris. Sot pas 10 vitesh kjo shoqëri do mbyllë një kapitull të dhimbshëm që e ka dëmtuar rëndë, ka kriminalizuar shoqërinë me pastrimin e parave dhe drogës”, tha Bumçi.

Zyrtari demokrat tha se PD do të marrë përgjegjësi për protestën dhe është kundër çdo akti dhune, duke theksuar se kjo nuk është rruga e duhur për të larguar Ramën nga pushteti.

“Zgjedhja nuk vjen duke u futur në Kryeministri, ai nuk largohet me një ose 2 protesta, por duke qenë të shumtë. Durimi dhe masiviteti, jo një akt ku ti futesh në Kryeministri. Duhen protesta masive duke treguar vullnet dhe kjo stinë që nis nesër do çoj në rrëzimin e Ramës”, u shpreh Bumçi.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

“Vendimi për Bllakon mund t’i hapë rrugë lirimit të Kokës”, gazetari tregon detajet

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako është liruar nga qelia, pasi GJKKO ka pranuar kërkesën e tij për masë sigurie më të butë. Gjykata pranoi...

‘Afërsia me PD-në, historike’, Meloni-Berishës: Keni mbështetjen e qeverisë italiane

Kryeministrja e ardhshme e Italisë, Giorgia Meloni i ka dërguar një letër kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha ku e falenderon për mesazhin e...

Aksident në Devoll, motori del nga rruga, plagoset 28-vjeçari

Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Korçë-Kapshticë, në afërsi të fshatit Dobranj, Devoll. Policia bën me dije 28 vjeçari i...

TË FUNDIT

I dënuar në arrati për vjedhje, arrestohet 24-vjeçari në Pukë

Një 24-vjeçari i cili ishte shpallur në kërkim, u vu në pranga nga policia në fshatin Kimëz në Pukë. Ndaj shtetasit, L. M, Gjykata e...

E-mail për Metën, Kryemadhi: Tërhoqën vëmendjen nga lirimi i Alqi Bllakos

Deputetja Monika Kryemadhi është shprehur për Euronews Albania se e-mail që qarkulloi sot në media për Ilir Metën, u bë me qëllimin për të...

Sondazh

A mendoni se duhet të hapen dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit?