Kryeministri Edi Rama deklaroi se presidenti rus, Vladimir Putin po përdor mungesën e ushqimit si një armë vdekjeprurëse.
Deklaratën, Rama e dha për gazetën holandeze “De Volkskrant”, ku shtoi se lufta midis Rusisë dhe Ukrainës e detyron Bashkimin Evropian të bashkohet.
“Lufta e detyron BE-në të bashkohet, por është gjithashtu një test i madh stresi. Pyetja është nëse njësia do të ruhet. Putini përdor mungesën e ushqimit si një armë vdekjeprurëse. Ai dëshiron të ushqejë urinë në Afrikë dhe të dërgojë një rrymë të re refugjatësh drejt Evropës”, tha kreu i qeverisë.
Rama u shpreh se është i shqetësuar për njerëzit në vendet e pasura dhe aftësinë e tyre për të mbetur të përfshirë në këtë luftë.
Sipas tij, përveç konfrontimit ushtarak, Putini po fokusohet gjithashtu në dallimet në qëndrueshmëri.
LEXONI GJITHASHTU