Vdekja e të miturës, Meta: Autor është Edi Rama, që sot po kërkon të bëjë viktimën 

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me tragjedinë në plazhin e Potamit në Himarë, ku një skaf i mori jetën një vajze 7-vjeçare.

Meta tha se autor i kësaj ngjarje të rëndë është vetë kryeministri Rama. Sipas Metës, me reagimet që ka bërë deri më tani kreu i qeverisë po kërkon vetëm që të shfajësohet dhe të luaj rolin e viktimës siç bëri në rastin e Klodian Rashës.

“Ai punon çdo ditë kundër shqiptarëve. Kemi pensionet më të ulëta në rajon. Ai kontrollon të gjitha pushtete në vend. S’ka lënë njeri pa gjobitur. Sot kërkon të bëjë viktimën sepse autor i vrasjeve është ai, u jep siguri, dhe nuk  i ndëshkon. Po vepron njësoj se me rastin e vrasjes së Klodian Rashës”, tha Meta për gazetarët në një konference nga Fieri.

Një vajzë 7-vjeçare humbi jetën të martën në plazhin e Potamit, në Himarë, pasi u përplas për vdekje teksa ishte në breg, nga një skaf që drejtohej nga shtetasi Arjan Tase.

Arjan Tase, ish-shef i komisariatit të Himarës është arrestuar dhe akuzohet për vrasje nga pakujdesia.

Në dëshminë e tij, Tase ka sqaruar se gomonia të cilën e ngiste ka marrë gaz në mënyrë të menjëhershme dhe ka bërë një rrotullim në vend e për pasojë ai ka humbur kontrollin.

Në këtë moment ka goditur vajzën 7-vjeçare e cila ka humbur jetën menjëherë.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Zbulohet vendbanim 9 mijë vjeçar në Turqi

Arkeologët kanë gjetur vegla kockash dhe obsidiane, rruaza dhe zbukurime të tjera në vendin e Tumës Sircalitepe, e cila ndodhet në Turqinë qendrore. Sipas mediave...

Shuhen shpresat e Shqipërisë për në Ligën e Kombeve, kuqezinjtë mposhten nga Izrali

Ëndrra e Shqipërisë për të kapur vendin e parë në Ligën e Kombeve është shuar. Kuqezinjtë në ndeshjen kundër Izraelit janë mposhtur me rezultatin 2-1. Kombëtarja...

Aksident në Shkodër, oficeri i policisë përplaset me ‘Volkswagen’, 3 të plagosur

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër, ku tre persona kanë mbetur të plagosur. Policia bën me dije se në aksin rrugor Shkodër...

TË FUNDIT

Indi/ 36 të vdekur në një ditë nga rrufetë dhe përmbytjet

Moti i keq dhe rrufetë kanë vrarë 36 njerëz brenda një dite në shtetin verior të Indisë Uttar Pradesh, thanë autoritetet. Të paktën 24 prej tyre vdiqën...

Stuhia vonon lëshimin e raketës së NASA-së për në Hënë

Lëshimi i raketës më të fuqishme ndonjëherë të NASA-s është vonuar për shkak të një stuhie tropikale që mund të shndërrohet në një uragan. Raketa...

Sondazh

A mendoni se duhet të hapen dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit?