Zvarritja e rikonstruktimit të shkollës rrezikon të nxisë fenomenin e braktisjes tek fëmijët romë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN


Text sizeAa Aa

Ndryshe nga shumë institucione të tjera arsimore në Tiranë, edhe këtë vit, nxënësit e shkollës publike 9-vjeçare Xhezmi Delli nuk do të mund të ulen dot në bankat e shkollës së tyre.

Pas tërmetit të dy viteve më parë, ekspertiza e vlerësimit të objekteve të dëmtuara doli në konkluzion se shkolla e Njësisë Bashkiake nr. 3 kërkonte rikonstruktim të plotë, duke iu shtuar prej 23 institucionesh arsimore që do të duhej të rindërtohen nga e para në Tiranë.

Një nga veçoritë e kësaj shkolle është se ka një përqendrim të madh të fëmijëve rom, të cilët jetojnë fare pranë shkollës, sot në gjendje të rrënuar.

Nga një observim në terren duket qartë se shkolla është lënë në mëshirë të fatit, pa dyer, pa dritare dhe me një fushë sporti të cilës i kanë mbetur vetëm kangjellat e ndryshkura.

Xhezmi Delli by Euronews Balkans

Gjasat janë që nxënësit e kësaj shkolle nuk do të mund t’i rikthehen bankave të tyre as vitin e ardhshëm shkollor, pasi sikurse e konfirmon dhe Bashkia Tiranë shkolla “Xhezmi Delli” është ende në proces prokurimi bashkë me objekte të tjera të financuara nga programi “EU4Schools.

Kjo do të thotë se nuk është përzgjedhur ende një kompani për rindërtimin, siç e konfirmon dhe portali i UNDP, organizatës që mbikëqyr implementimin e programit të financuar nga Bashkimi Europian.

Për të verifikuar zhvillimet e fundit, ne kontaktuam UNDP, e cila na konfirmoi se janë “në proces vlerësimi për përzgjedhjen e kompanisë së ndërtimit”, duke shtuar se “implementimi i punimeve për rindërtimin e kësaj shkolle parashikohet të zgjasë 8 muaj nga data e nisjes”.

Rrit rrezikun e braktisjes së shkollës

Mungesa e shkollës në këtë lagje prej tashmë dy vitesh rrezikon të nxisë braktisjen e shkollës. Për shkak të kushteve të vështira të jetesës dhe varfërisë, fëmijët rom, në përgjithësi, kanë probabilitet më të madh për të braktisur shkollën, e duke i shtuar edhe këtë pengesë, probabiliteti ka të ngjarë të shtohet edhe më shumë.

Sipas njw sondazhi mbi arsimimin e romwve kryer nga Agjencia Europiane pwr tw Drejtat Themelore (FRA), arsyet ekonomike janw arsyeja kryesore e braktisjes sw hershme tw shkollws nga fwmijwt rom, ndwrsa arsyet praktike, si distanca nga institucioni arsimor qw frekuntojnw renditen nw vend tw dytw.

Kjo wshtw arsyeja pwrse rindwrtimi i shkollws “Xhezmi Delli” duhet bwrw sa mw shpejt tw jetw e mundur.

Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive në Buletinin Statistikor të 2020 thekson se “66 për qind e romëve janë pa arsim ose me arsim fillor”, krahasuar me mbi 99.3 për qind të popullsisë totale që e ka përfunduar arsimin fillor, sipas të dhënave nga UNESCO për vitin 2018.

Banorët e zonës nuk ngurrojnë të afrohen e të numërojnë pakënaqësitë që kanë për atë që quajnë zvarritje të rikonstruktimit.

Fëmijët  e tyre tashmë janë detyruar të zhvendosen tek shkolla “Dardan Nikoti”, e cila gjendet 25 minuta larg në këmbë.

Prindërit pohojnë për Euronews Albania se kjo ka vështirësuar rregullsinë e frekuentimit të shkollës për fëmijët e tyre, të cilët tashmë nuk mund ta bëjnë rrugën të pashoqëruar.

“Është shumë problem, duhet t’i sjellim vetë fëmijët këtu se në rrugë ka shumë makina dhe është rrezik”, tregon një prind, e cila shprehet e kjo po ndikon negativisht tek frekuentimi i rregullt i shkollës nga fëmijët e saj fëmijët e saj që duhet të frekuentojnë shkollën.

“Pasi u prish shkolla [Xhezmi Delli] i sollëm fëmijët tek “Dardan Nikoti” dhe na thanë që në shtator fëmijët do kthehen në shkollë. Në 2020, fëmijët erdhën prapë këtu. Vij këtu qoftë me shi, apo me erë… kam katër fëmijë këtu që duhet t’i sjell në çdo orar të mundshëm. Jam lodhur. As vetë nuk e kuptojmë pse nuk po bëhet shkolla”, pyet një tjetër prind e cila përkujton dhe kohën kur ulej vetë në bankat e Xhezmi Dellit.

Euronews Albania i është drejtuar me një kërkesë informacioni Zyrës Arsimore të Tiranës për të mësuar sa kohë është planifikuar qëndrimi i tyre në këtë institucion alternativ, por nuk ka marrë ende përgjigje në kohën e publikimit të artikullit.

Lidhur me afatet e parashikuara për përfundimin e punimeve të rindërtimit të shkollës, Euronews Albania ka pyetur gjithashtu Bashkinë e Tiranës dhe është ende në pritje të një përgjigje.

Në këto rrethana duket se nxënësit e shkollës do të duhet të bëjnë dyfishin e mundimit për tu shkolluar teksa vijojnë të mbeten në mjegull për rikthimin në bankat e shkollës.

LEXONI GJITHASHTU:

1 COMMENT

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


Etiketimet

Danimarka vendos taksën e karbonit

Parlamenti danez miratoi sot një taksë të re të karbonit, më e larta në Evropë, që do të paguhet nga kompanitë në sistemin evropian...

Vetëm tre serbë dalin në protestë kundër marrëveshjes për energjinë në Veri

Nën sloganin “Kush po e fikë dritën në veri”, vetëm tre qytetarë, anëtarë të Iniciativës Qytetare “Mbijetesa serbe”, kanë protestuar sot në veri të...

Restaurimi i Notre Dame, nis puna për pastrimin e xhamave me ngjyra

Të pistë, të nxirë e të pluhurosur. Xhamat me ngjyra të dritareve të Notre Dame, në Paris, kanë nevojë për restaurim. Pasi i mbijetuan...

TË FUNDIT

Danimarka vendos taksën e karbonit

Parlamenti danez miratoi sot një taksë të re të karbonit, më e larta në Evropë, që do të paguhet nga kompanitë në sistemin evropian...

Vetëm tre serbë dalin në protestë kundër marrëveshjes për energjinë në Veri

Nën sloganin “Kush po e fikë dritën në veri”, vetëm tre qytetarë, anëtarë të Iniciativës Qytetare “Mbijetesa serbe”, kanë protestuar sot në veri të...

Restaurimi i Notre Dame, nis puna për pastrimin e xhamave me ngjyra

Të pistë, të nxirë e të pluhurosur. Xhamat me ngjyra të dritareve të Notre Dame, në Paris, kanë nevojë për restaurim. Pasi i mbijetuan...

Liderët thirrje të përshpejtohet anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE

Liderët e 27-të të BE-së përfunduan samitin dyditor të qershorit duke miratuar sot konkluzionet, gjatë të cilit i dhanë statusin kandidat Ukrainës dhe Moldavisë,...

Republikanët përshëndesin vendimin e abortit 

Dhjetra republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve u mblodhën në një konferencë shtypi të premten për të festuar vendimin e Gjykatës së Lartë që eliminon...