115 milionë euro donacione nga BE për tërmetin, Soreca: Monitorojmë vazhdimisht si shpenzohen paratë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Bashkimi Evropian dhuroi 115 milionë euro për rindërtimin pas tërmetit shkatërrimtar që goditi Shqipërinë në të gdhirë të 26 nëntorit 2019.

Ambasadori i BE në vendin tonë, Luigi Soreca në një intervistë për Euronews Albania tha se është monitoruar vazhdimisht mënyra sesi janë shpenzuar këto para.

Z. Soreca risolli në vëmendje faktin se BE ka kontraktuar 2 agjenci të OKB-së, UNDP dhe UNOPS për dy programet ku do të investohen donacionet e BE prej 115 milionë eurosh.

“Ne u besuam atyre zbatimin e këtyre programeve, por ne kontrollojmë dhe monitorojmë zbatimin përmes komisionit drejtues, por edhe përmes vizitave me kolegë të OKB-së. Unë kam udhëtuar në gjithë zonën për të parë se si shpenzohen këto para. Diçka për të cilën jam shumë krenar është se çdo vendim në lidhje me këto 115 milionë gjendet në internet”, u shpreh ambasadori.

Ambasadori Soreca shpjegoi se BE zgjodhi të investonte në 2 fusha të rëndësishme ku Shqipëria kishte më shumë nevojë, duke krijuar dy programe, “BE për shkollat” dhe “BE për kulturën”, i pari 75 milionë euro, ndërsa i dyti 40 milionë euro.

“Po pse këta elementë? Sepse Bashkimi Evropian donte të ndërtonte të ardhmen e Shqipërisë, një urë mes së shkuarës dhe së ardhmes, por edhe mes BE-së dhe Shqipërisë, dhe arsimi dhe kultura janë projektimi drejt së ardhmes”, tha z. Soreca.

Sipas tij, situata në vend është përmirësuar shumë, por ka ende punë për të bërë.

“Por shpresoj që shqiptarët do ta shohin këtë si një arritje të madhe të Bashkimit Evropian, të Delegacionit të Bashkimit Evropian, timen, sepse e shoh këtë si arritje. Por gjëja më e rëndësishme për t’u kuptuar është se Bashkimi Evropian është këtu çdo ditë, duke e ndihmuar Shqipërinë në çdo krizë që kalojnë shqiptarët”, u shpreh ambasadori.

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

‘Shpërthejnë’ rastet me COVID në Francë, mbi 200 mijë të infektuar në ditë

Rastet me COVID-19 kanë shpërthyer në Francë, duke arritur kulmin këtë të martë me 200 mijë infeksione ditore. Farmacitë në mbarë vendin nuk arrijnë të...

Autori i vrasjes së gazetares malteze: Do tregoj emrat ‘Vip’ të përfshirë

Personi që realizoi shpërthimin që i mori jetën gazetares së njohur malteze Daphne Caruana Galizia ka pranuar krimin në një intervistë për agjencinë e...

Katër policë të lënduar nga protesta në Shkup, thotë ministri maqedonas

Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski deklaroi se 4 policë janë lënduar, si pasojë e protestës së dhunshme në...

TË FUNDIT

Protestuesit në Shkup godasin forcat policore në hyrje të Parlamentit

Protestues të shumtë janë mbledhur para godinës së Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, ku protestohet kundër propozimit francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë. Ata...

Parlamenti i Bashkimit Evropian miraton hyrjen e Kroacisë në eurozonë

Deputetët e Parlamentit Evropian kanë votuar pro kërkesës së Kroacisë për t'u bërë anëtare e eurozonës, teksa vendimi do të zbatohet plotësisht vitin e...