Ajla dhe Arti janë në klasën e parë dhe dinë të komunikojnë lehtësisht në gjuhën angleze.
Këtë vit shkollor nxënësit e klasave të para mësuan jo vetëm shkronjat shqipe, por edhe ato angleze.
Për mësuesen e gjuhës së huaj nxënësit janë përshtatur me këtë gjuhë, por fillimisht kishin vështirësi në të shkruarin e fjalëve.
“Gjuha angleze ka një të shkruar ndryshe dhe shqiptim ndryshe, ky ishte problemi që hasëm. Lexohej siç ishte e shkruar atje. Pjesa e shkrimit donte pak punë”, tregon Ilirjana Loca, mësuese anglishteje.
“Më pëlqen kur flas anglisht se flitet pak më lehtë. Për ta lexuar pak më shumë vështirë”, thotë një nxënës.
Një orë mësimi anglisht fokusohet në lojëra dhe fjalë të thjeshta, kështu nxënësit e kanë më të lehtë ta memorizojnë gjuhën.
“Lënda fokusohet tek dëgjimi, dialogu, figurat, përrallat, është i lehtë për moshën e fëmijëve. Ne i mësojmë fëmijëve fjalët, nuk i mëson gramatikë, por merret me copëza fjalësh”, shpjegon mësuesja.
Ky vit shkollor ka rreth 30 mijë nxënës në klasat e para.
LEXONI GJITHASHTU: