Vështirësitë në marrjen e shërbimeve shëndetësore rëndojnë familjet rome

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN


Text sizeAa Aa

Paloma Mehmeti është 18 vjeç, dhe i përket komunitetit rom. Ajo vuan nga epilepsia, ose ndryshe ‘sëmundja e tokës’. Ajo vetë nuk është në gjendje të mirë shëndetësore për të folur për situatën në të cilën ndodhet, dhe janë familjarët e saj që flasin për sëmundjen e saj.

Nëna e saj e ka sjellë në jetë Palomën në moshën 20-vjeçare. Vajza lindi me këtë sëmundje dhe rritja e saj ka qenë një sfidë e vërtetë për këtë familje rome. Nëna na tregon se gjendja e saj shëndetësore e adoleshentes është përkeqësuar vitet e fundit.
Epilepsia e cila konsiderohet si sëmundje kronike, e ka shoqëruar Palomën përgjatë gjithë jetës së saj dhe fatura që duhet të përballojë një familje për të siguruar medikamentet është vërtet e lartë. Paloma duhet të marrë ilaçin e quajtur Depakin-Acidi Valproik, i cili i kushton familjes rreth 3000-4000 lekë (te reja) çdo muaj.

Ilaçet e Palomës ja ka blere dhe paguar familja, megjithëse janë te përfshira në listën e barnave që rimburson shteti. Kjo ka ndodhur sepse as ajo as ose familja e saj nuk kane aplikuar për rimbursimin.

“Kam tentuar një herë të aplikoj për rimbursimin e ilaçeve të saj, por ishte një proces i gjatë dhe i vështirë. Ka shumë dokumente për t’u përgatitur për aplikimin dhe Paloma duhet të takojë një mjek tjetër të specializuar për sëmundjen e saj, por nuk kam informacion se si ta bëj këtë.”- tha nëna e Paloma.

Meqenëse epilepsia konsiderohet një sëmundje kronike, ilaçet duhet të rimbursohen nga shteti. Në vendimin nr. 489, datë 30.7.021, të Këshillit të Ministrave, ilaçi i epilepsisë është caktuar për t’u mbuluar nga buxheti i shtetit dhe miratuar nga Fondi i Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor të Detyrueshëm.

Më poshtë gjeni listën e barnave https://fsdksh.gov.al/project/lista-e-barnave/

Rasti i Palomës nuk është i vetmi mes komunitetit rom që përballet me vështirësi për të pasur akses në shërbimet e kujdesit shëndetësor. U takuam edhe me zonjën Takushi, një grua rreth të 60-ave, e cila vuante nga kanceri. Ajo tha se familja e saj e ka ndihmuar të aplikojë për statusin e invaliditetit dhe për rimbursimin e barnave. Kanceri i shkaktoi probleme te këmbët, ajo ka dhimbje herë pas herë dhe as nuk mund të ecë në distanca të gjata.
Shqetësimi i saj më i madh është se ajo duhet të rinovojë dokumentet periodikisht për të përfituar nga skema sociale e invaliditetit.

“Është e vështirë për mua të shkoj sa herë me kërkohet që të rinovoj dokumentet për statusin e invaliditetit, sepse kam nevojë të kërkoj ndihmë nga të tjerët dhe kjo është e lodhshme dhe e kushtueshme për mua.”– tha zonja Takushi.

Mungesa e informacionit, vështirësitë ekonomike dhe burokracitë institucionale janë disa nga pengesat kur kërkohen disa të drejta themelore në institucionet publike. Kjo është arsyeja pse shumë herë organizatat që mbrojnë të drejtat e romëve në Shqipëri kanë kërkuar ndihmë dhe për të lehtësuar marrjen e shërbimeve shëndetësore nga komuniteti rom.

Për këtë situatë Fatos Koçi, aktivist për të drejtat e romëve, thotë: “Është shumë e rëndësishme që institucionet shtetërore, bashkia, por edhe OJQ-të të mbajnë sesione informuese për procedurat që duhet të ndjekin këta persona për t’iu dhënë statusi i invaliditetit, dhe t’i informojnë për hapat që duhet të ndjekin pacientët me sëmundje kronike për të marrë një rimbursim për mjekimin e tyre.”

Z.Koçi thotë se një zgjidhje e mundshme është që vullnetarët dhe organizatat duhet të shkojnë në zonat ku ka një përqendrim më të madh të komunitetit rom dhe t’u shpjegojnë atyre se si t’i zgjidhin këto probleme.

Kurse aktivistja Olta Tare ka sugjeruar: “Unë do t’i rekomandoja qeverisë shqiptare që ata që vuajnë nga sëmundje kronike të aplikojnë vetëm një herë për statusin e invaliditetit dhe jo një herë në vit apo një herë në dy vjet siç është tani, është e panevojshme.”

Shumë qytetarë nga komuniteti rom nuk ushtrojnë të drejtat e tyre në lidhje me shërbimet shëndetësore, statusin e invaliditetit apo rimbursimin e barnave për shkak të mungesës së informacionit. Ata nuk e dinë se cilat ilaçe mbulohen nga shteti, çfarë dokumentesh nevojiten, apo ku të drejtohen për të bërë aplikimin.

 

 

 

 

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


Etiketimet

Kurti: Kujtimin për familjen Jashari ta shndërrojmë në përjetësi

Albin Kurti mbajti mbledhja e pestë tw komitetit ndër-ministror për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Në këtë mbledhje, që zgjati tre orë, u prezantua...

Nëna hidhet me foshnjën e saj nga kati i dytë i maternitetit në Sarandë

Një nënë me fëmijën e porsalindur është hedhur nga kati i dytë i maternitetit në Sarandë, mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00...

A është dielli i dëmshëm për shëndetin?

Dielli është i mirë, i shëndetshëm dhe shmang depresionin, shkruan KosovaPress. Përfitimet e ekspozimit ndaj rrezeve të diellit, në fakt, janë shumë më të ulëta...

TË FUNDIT

Kurti: Kujtimin për familjen Jashari ta shndërrojmë në përjetësi

Albin Kurti mbajti mbledhja e pestë tw komitetit ndër-ministror për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Në këtë mbledhje, që zgjati tre orë, u prezantua...

Nëna hidhet me foshnjën e saj nga kati i dytë i maternitetit në Sarandë

Një nënë me fëmijën e porsalindur është hedhur nga kati i dytë i maternitetit në Sarandë, mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00...

A është dielli i dëmshëm për shëndetin?

Dielli është i mirë, i shëndetshëm dhe shmang depresionin, shkruan KosovaPress. Përfitimet e ekspozimit ndaj rrezeve të diellit, në fakt, janë shumë më të ulëta...

Bjellorusia është kërcënuar nga Ukraina, pretendon Lukashenko

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko tha të shtunën se Ukraina ishte përpjekur të godiste objektet ushtarake në territorin bjellorus tre ditë më pare. Agjencia shtetërore...

Zbulohet bima e parë mishngrënëse që kap prenë nën tokë

Shkencëtarët kanë zbuluar një bimë mishngrënëse që rrit nëntokë rrënjë që kapin gjahun, duke u ushqyer me krijesa nëntokësore si krimbat, larvat dhe brumbujt. Lloji i...