Çdo vit në Shqipëri afërisht 4 mijë qytetarë diagnostikohen me diabet.
Bashkë me këto raste, në shtim janë edhe personat që po verbohen prej diabetit në sy.
“Diabeti është një sëmundje që dëmton enët e gjakut, enët e gjakut të trurit, zemrës dhe endët e gjakut të syrit. Një i sëmurë me diabet duhet urgjent të bëjë kontrollin e retinës së syrit një herë në vit”, thotë Pajtim Lutaj, oftalmolog.
Shpesh ka raste që pas një kontrolli të syve zbulohet se po vuan nga diabeti.
“80-90 për qind e rasteve janë të parandalueshme”, shpjegon mjeku.
Oftalmologët e huaj, të cilët kanë ardhur në Shqipëri në kuadër të kongresit të diabetit në sy, thonë se kryesisht të rinjtë po paraqiten të specialisti në një fazë të avancuar të problemeve të syrit.
“Gjithashtu një grup tjetër me probleme të diabetit janë mosha e tretë, të cilët njëkohësisht janë edhe obezë. Kjo kategori po humbet gjithnjë e më shumë shikimin për shkak të diabetit. Gjithashtu dhe COVID-19 ka ndikuar për keq tek problemet me diabetin, gjë e cila do evidentohet edhe më shumë në vitet e ardhshme”, u shpreh Simon Harding, oftalmolog nga Liverpuli.
Prandaj po lind gjithnjë e më shumë nevoja për kontrolle të vazhdueshme. Në Shqipëri ka afërsisht 80 mijë diabetikë. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Diabeti është një nga 7 shkaktarët kryesorë të vdekjeve në botë. 1.5 milionë njerëz vdesin thuajse çdo vit për shkak të sëmundjes së shekullit.
LEXONI GJITHASHTU: