English

“Vendime të vështira na presin”, Milorad Dodik paralajmëron pas takimit me Vuçiç

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Republika Srpska do të përballet me vendime të vështira. Kështu deklaroi presidenti i saj, Milorad Dodik pas takimit me presidentin serb Aleksandër Vuçiç të enjten në Beograd.

- Advertisement -

Si Banja Lluka edhe Beogradi kanë shprehur shqetësim për një projekt/rezolutë që autoritetet e Bosnje e Hercegovinës do të paraqesin në OKB për masakrën e Srebrenicës. Vetë Dodik deklaroi se vendi mund të mos i mbijetojë rezolutës së OKB-së, duke i hapur rrugë pavarësisë së Republikës Serbe.

Christian Schmidt, përfaqësuesi i lartë i Bosnje e Hercegovinës, deklaroi se një lëvizje e tillë zor se do të mbështetej nga Beogradi.

“Askush nuk duhet ta vërë integritetin territorial dhe sovranitetin e Bosnjës në dyshim. Presidenti Vuçiç nuk e bën. Ai përfaqëson nënshkrimin e akordit të Dejtonit dhe kjo nuk duhet vënë në pikëpyetje, pasi është baza e zhvillimeve paqësore në Bosnje”, tha Schmidt.

Përveç Beogradit, Dodik nuk ka shumë aleatë. Së fundmi ai mirëpriti liderin hungarez Viktor Orban, të cilin e dekoroi me urdhrin e lartë të Republika Srpska; por ka edhe Rusinë. Në Moskë, mediat shtetërore e quajnë rezolutën një përpjekje të Perëndimit për të asgjësuar serbët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?