English

Vendimi i BE, Rama: Dera e pritjes u hap më në fund, kur dyert tona janë të mbyllura

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri i vendit, Edi Rama përmes një lidhjeje ‘live’ nga Facebook përshëndeti vendimin e Bashkimit Evropian për të çelur negociatat me Shqipërinë, një vendim i vonuar sipas tij, por më se i drejtë.

- Advertisement -

“Dera e dhomës së pritjes së shtëpisë së BE u hap në një kohë të mallkuar kur dyert e shtëpive tona janë të mbyllura. Shqipëria hyri në një fazë të re në mes të një lufte botërore që nuk dihet kur do të mbarojë. Ky i sotmi është një lajm i bukur, edhe pse i vonuar jo për shkakun tonë, që sidoqoftë nuk kemi humbur asnjë ditë, duke punuar duke i bërë detyrat e shtëpisë njësoj si ta kishim marrë po qëkurse e merituam.

Po njësoj do vazhdojmë dhe po njësoj do t’i bëjmë të gjitha detyrat. Jo se na kërkojnë ata që sot na thanë më në fund PO, por se na e kërkon amaneti i të parëve dhe borxhi që iu kemi fëmijëve tanë. Ne nuk do ndalemi në plotësimin e çdo detyre deri sa të ulemi në shtëpinë e BE, ku më në fund fëmijët tanë do të luajnë në të njëjtin kopësht me fëmijët e BE”, tha kryeministri.

Kreu i qeverisë tha më tej PO-ja e BE nuk do të përcillej me festime, pasi sipas tij në këtë moment festa më e madhe do të ishte fitorja ndaj armikut të padukshëm që ka sulmuar gjithë botën, COVID-19

“Nuk do të bënim festë edhe sikur kjo PO e shumëpritur dhe e merituar prej disa kohësh të na gjente në kohë paqeje. Por sot ka vetëm një festë në mendjen time, festa e çlirimit nga ky armik i padukshëm që na ka sulmuar egërsisht”, tha kreu i qeverisë.

Mund të lexoni gjithashtu:

Hapja e negociatave, vendim historik për dy vendet dhe mesazh i fuqishëm për Ballkanin Perëndimor

Lajmi i madh për Shqipërinë në këto ditë të vështira, politikanët shqiptarë përshëndesin hapjen e negociatave

Holanda e vendosur te kushtet: Të plotësohen para mbajtjes së Konferencës Ndërqeveritare

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?