English

Vendimi i qeverisë, kategoria e administratës që nuk do të përfitojnë shpërblim gjatë pandemisë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Qeveri mori vendimin për të përgjysmuar pagën e zyrtarëve të lartë dhe nëpunësve të administratës përgjatë kohës së pandemisë së coronavirusit. Vendimi është botuar në Fletoren Zyrtare dhe fund në fuqi për pagën e muajit prill dhe do të zgjasë deri në përfundim të pandemisë.

- Advertisement -

Në këtë vendim të qeverisë, bëjnë pjesë Kryeministri, Zëvendëskryeministri dhe ministrat, gjatë periudhës së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19 deri në përfundim të saj, por jo më shumë se tre muaj, përfitojnë pagë mujore neto në masën 50% të pagës mujore neto aktuale.  

Kurse për nëpunësit e institucioneve të administratës shtetërore, të cilët janë anëtarë të këshillave, të bordeve apo të komisioneve të institucioneve të administratës shtetërore, të institucioneve publike të arsimit të lartë, të njësive të fondeve speciale, të ndërmarrjeve shtetërore dhe të shoqërive tregtare me kapital mbi 50% shtetëror, për periudhën nga data 1 prill 2020 deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19, por jo më shumë se tre muaj, nuk e përfitojnë shpërblimin mujor përkatës.

Institucionet përkatëse, do të derdhin shumat e papaguara në buxhetin e shtetit, në fondin antiCOVID-19, të miratuar për vitin 2020.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?