Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg vendosi se procesi i Vettingut që solli shkarkimin e prokurorit Besnik Cani nuk ka qenë i drejtë.
Sipas kësaj gjykate është cenuar e drejta për një proces të rregullt, pasi trupi gjykues që vendosi shkarkimin e Canit nuk ka qenë i krijuar në përputhje me ligjin.
Sipas vendimit të Gjykatës së Strasburgut, zgjedhja e Luan Dacit nga Kuvendi i Shqipërisë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit ishte bërë pa kryer verifikimet e duhura prej autoriteteve dhe se Daci nuk duhej të kualifikohej për të qenë anëtar i KPA.
Por, ish-prokurori Besnik Cani nuk ka qenë i vetmi që i është nënshtruar Vetingut ku në përbërje të trupës gjykuese ka qenë Luan Daci.
Gjatë ushtrimit të funksionit si gjyqtar pranë Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, Daci, ka firmën e tij në shkarkimin e 37 gjyqtarëve, prokurorëve apo këshilltarëve ligjorë, ndërsa 8 prej tyre janë konfirmuar në detyrë.
Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në vendimin nga ish-prokurorit Besnik Cani lë të hapur mundësinë për rigjykimin e çështjeve të ngjashme.
Ndërkohë, totali i të shkarkuarve nga Vetingu që janë drejtuar me ankim në Strasburg kalon shifrën 100.
Aktualisht, kjo gjykatë është në pritje të shpalljes së vendimit për ankimet e bëra nga ish-prokuroret Antoneta Sevdari dhe Besa Nikhasani dhe ish-gjyqtari Admir Thanza.
LEXONI GJITHASHTU:
- U shkarkua nga KPA, gjyqtari Besnik Cani fiton gjyqin në Strasburg
- KPA rikthen në detyrë ish-gjyqtarin e Krimeve të Rënda, dha vendimin për Tahirin
- Shkarkohet prokurori i Tiranës, vendos KPA
se si u be vetingu ajo dijet kriter ishte pasurija por ata kan shkarkuar ata vetem me nje banes dhe kan kaluar me tre vila pun edi rame e kapi sistemin ne qeliz