English

Vendimi për Salianjin| Meta: Hakmarrje, përpjekje për t’i ndaluar kandidimin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin që e dënon me 1 vit burg deputetin e Partisë Demokraike, Ervin Salianji.

- Advertisement -

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar fill pas komunikimit të vendimit të Gjykatës së Apelit për deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji, vendim të cilin e ka cilësuar si hakmarrje ndaj tij.

Sipas tij, gjykatat po marrin vendime politike, duke thënë se ndaj Salianjit ka një hakmarrje nga ana e maxhorancës, për shkak edhe të fitores në Bashkinë e Kavajës.

“Gjykatat e kanë në ballë që marrin vendime partiake dhe politike. Kjo është hakmarrje e qartë ndaj deputetit Salianji, për denoncimet e forta që ka bërë kundër trafikut të drogës, ku janë të përfshirë deputetë të maxhorancës dhe është përpjekje që atij t’i ndalohet kandidimi dhe ushtrimi i mandatit të deputetit në të ardhmen. Besoj se është hakmarrje dhe për fitoren e Bashkisë së Kavajës, nga një sistem kriminal drejtësie. Drejtësia është bërë partiake. Ka shumë pak akte të pavarura të gjykatave sepse afërmëndsh vendosin çfarë kërkon SPAK-u dhe organizatat e tjera partiake” –u shpreh Meta.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?