English

Vendimi për vrasjen e Liridona Ademaj, flet për Euronews vëllai: Presim drejtësinë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kanë përfunduar hetimet lidhur me vrasjen e Liridona Ademaj e cila u vra mbrëmjen e 29 nëntorit 2023 në fshatin Bërnicë të Prishtinës.

- Advertisement -

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, gjatë konferencës së kësaj të mërkurë ka bërë të ditur se kanë përfunduar hetimet në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt dhe se është ngritur aktakuzë ndaj tre të dyshuarve Naim Murseli, Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava.

Vëllai i Liridonës, Leonard Ademaj ka dhënë një intervistë për gazetarin e Euronews Albania, Kosovë Gjoci ku është shprehur se ai dhe familjarët e tjerë të viktimës mirëpresin akuzën ndaj autorëve të krimit dhe shpresojnë që drejtësia të vihet në vend sa më shpejt.

“Sot ngrihet aktakuza për të akuzuarit, ne si familje e mirëpresim. Një drejtësi sa më e shpejtë është e mirëpritur”,tha ai.

I pyetur se sa është informuar në lidhje me përmbajtjen e akt-akuzës, ai u përgjigj:

“Sot do ta shikojmë. Nuk kemi diçka më tepër rreth akt-akuzës. Ne si familje dimë që bashkëshorti i saj është organizatori i veprës, sepse në momentin kritik ai e mbajti për dore motrën time, duke e bërë vrasjen më të lehtë. Ai e mbajti në krah që vrasësi ta vriste. Këtë e dëshmon hematoma në krahun e majtë të motrës”,- tha Leonard Ademaj.

Leonard Ademaj tregoi pak edhe mbi mënyrën se si ka vazhduar jetë për fëmijët e Liridona Ademaj dhe Naim Murselit, ai është shprehur se ata janë në Suedi dhe për ta kujdesen shërbimet sociale dhe familje të cilat plotësojnë kriteret.

“Kemi takime të vazhdueshme më fëmijët. Fëmijët janë mirë, kanë probleme e ndonjëherë shpërthimet e veta, sepse fëmijët kanë kuptuar gjithçka në lidhje me nënën e babain e tyre. Fëmijët janë në Suedi, mbahen nga familje që përmbushin standardet e jetesës së tyre. Me shëndet janë mirë, por edhe ata presin zbardhjen e të vërtetës”,-tha Leonard Ademaj.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?