English

Veprimtaritë e ndaluara për zgjedhje, institucionet që kanë thyer më shumë rregullat

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

4 muaj përpara zgjedhjeve, Kodi Zgjedhor i Shqipërisë ndalon një sërë veprimtarish publike për institucionet shtetërore, veprimtari që mund të kthehen në avantazh për njërën palë.

- Advertisement -

Ndër aktivitetet që ndalohen për institucionet shtetërore janë shpërndarja e legalizimeve, certifikatave të pronësisë, transferimi i fondeve publike jo sipas planit buxhetor të miratuar, dhënia e kontratave PPP, si dhe përdorimi i detyruar i punonjësve të administratës brenda orarit të punës për veprimtari ose aktivitete zgjedhore.

Rreth dy javë pas hyrjes në fuqi të këtij ndalimi të Kodit Zgjedhor për partitë, në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë listuar 640 aktivitete që institucionet shtetërore i kanë raportuar, ndërsa 39 nga këto aktivitete janë ndaluar nga KQZ.

Arsyeja kryesore e ndalimit të aktiviteteve ka qenë afati i njoftimit të KQZ, që duhet të jetë së paku 5 ditë përpara datës së zhvillimit të tij.

Nëse hedhim një sy në platformën e ndërtuar nga KQZ, vërehet se ndër institucionet publike që kanë më shumë aktivitete të ndaluara janë Ministria e Ekonomisë dhe ajo e Kulturës, si dhe Ministria për Pushtetin Vendor, por edhe disa bashki, si Cërriku, Saranda dhe Elbasani.

Më herët, gjatë zgjedhjeve të vitit 2021 dhe 2023, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur gjoba ndaj institucioneve dhe titullarëve të tyre për shkeljet e veprimtarive të ndaluara, ndërsa mbetet të shihet vendimmarrja që do të marrë Komisioni Rregullator në KQZ.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?