English

Vërshimi i refugjatëve sirianë, Greqia pezullon procedurat për azil

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Greqia është duke u përballur me një vërshim të refugjatëve sirianë, të cilët përpiqen të kalojnë drejt vendeve të BE-së.

- Advertisement -

Prej disa ditësh ata janë duke qëndruar në kufijtë mes Turqisë dhe Greqisë ku nuk kanë munguar përplasjet me policinë greke.

Pas mbërritjes së qindra refugjatëve në kufi Greqia është e vendosur të mbroj kufijtë e saj duke u shprehur se një situatë e tillë përbën një kërcënim për sigurinë e vendit.

Kryeministri Grek Mitsotakis po ashtu u shpreh i vendosur se do të mbrojë kufijtë duke paralajmëruar refugjatët se nëse tentojnë të kalojnë ilegalisht do të rikthehen në vendin e tyre.




Një tjetër vendim dhe masë e marrë nga qeveria greke është pezullimi për një muaj i aplikimit për azil.

Kryeministri grek dhe kreu i Këshillit Evropian Charles Michel do të vizitojnë këtë të martë kufirin në Evros ku ka pasur përplasje të forta mes policisë dhe refugjatëve.

Refugjatët sirianë janë duke përdorur edhe rrugë detare për të mbërritur në ishujt Greqi ku situata vijon të jetë kritike mes banorëve dhe emigrantëve që ndodhen tashmë në kampe. 

Shumë prej tyre janë ndaluar në Lesbos nga banorët e ishullit të cilët prej kohësh protestojnë kundër refugjatëve duke thirrur Kthehuni mbrapa në Turqi” dhe të inatosur bllokuan gomonet me emigrantë.

Më shumë se 300 emigrantë kanë tentuar të zbresin në ishull.

Greqia e cila është një portë kryesore për refugjatët për të kaluar në vendet e BE, prej disa ditësh është duke u përballur me një valë të re emigrantësh pas vendimit të Turqisë për të mos mbyllur më kufijë, si shenjë hakmarrje pas vrasjes së 33 ushtarëve të saj në Siri.




Presidenti turk Erdogan është shprehur se për shkak të luftës në Siri nuk mund të përballojë valën e refugjatëve.

Dhe pas këtij vendimi një karvan refugjatësh sirianë iu drejtuan kufijve me Greqinë. Sipas të dhënave më shumë se 3000 emigrantë ndodhen tashmë në kufijë mes Greqisë dhe Turqisë ndërsa të tjera shifra nga organizatat flasin për 13000 të tillë.  

Bashkimi Evropian është shprehur se do të mbrojë kufijtë e Greqisë pasi janë kufijtë e jashtëm të Unionit. Edhe agjencia evropiane për mbrojtjen e kufijve Frontex ka thkesuar se është në vigjilencë të lartë në kufirin e Evropës me Turqinë.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?