English

“Veshi i fashuar” i Trump kthehet në trend që pas atentatit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Republikanët kanë kthyer në trend “veshin e fashuar” që pas atentatit të dështuar ndaj ish-presidentit Trump.

- Advertisement -

Leukoplastët e bardhë po pushtojnë sallat e kongreseve, nga delegatë dhe simpatizant të Trump, në shenjë solidarizimi me ish-presientin.

Joe Neglia, një delegat nga Tempe, Arizona, ka folur për Fox News të martën, ku ka thënë se kishte idenë të fashonte veshin e tij për të nderuar kandidatin republikan.

“Mendova çfarë mund të bëj për të nderuar të vërtetën? Çfarë mund të bëj?’”, tha Neglia. “Dhe më pas pashë fashën dhe mendova, mund ta bëj këtë. Pra, e vendosa thjesht për të nderuar Trump dhe për të shprehur simpatinë me të dhe unitetin me të.”

Ray Michaels, një tjetër delegat i Arizonës, i tha Associated Press të mërkurën: “Ne e kuptuam se kjo ishte një tragjedi që nuk duhej të kishte ndodhur kurrë dhe duam që Trump t’a dijë se ne po e kalojmë këtë me të.”

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?