English

Vështirësitë në tregun e punës, të rinjtë mbeten skeptikë për mundësitë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Të përfundosh studimet dhe të nisësh një karrierë profesionale është një sfidë për shumë të rinj shqiptarë. Shumë prej tyre besojnë se tregu i punës është i mbyllur dhe se pa njohje nuk mund të punësohesh. Por, a është kjo e vërteta, apo një perceptim që i pengon të bëjnë hapin e parë?

- Advertisement -

Për ekspertët që studiojnë tregun, problemi nuk është vetëm tek mungesa e vendeve të punës, por edhe tek mendësia me të cilën të rinjtë e shohin tregun.

“Problematika e parë është pritshmëria e lartë në momentin që ata përfundojnë studimet apo arsimin profesional. Një tjetër vështirësi është edhe publiciteti negativ, mendësia negative se në Shqipëri është e vështirë të punësohesh. Kjo shpesh herë i bën të rinjtë që as të mos provojnë të aplikojnë, edhe pse ka vende vakante. Vetëm duke aplikuar dhe duke u refuzuar, ata do të bëhen më të përgatitur për tregun e punës”, thotë Arbër Xhihani, ekspert punësimi.

Por ka edhe nga ata që e shohin tregun e punës ndryshe. Kamila është një studente e drejtësisë që tashmë punon në profesionin e saj dhe beson se përkushtimi dhe meritokracia bëjnë diferencën.

“Unë aktualisht punoj në profesionin për të cilin studioj dhe nuk e kam parë aspak të vështirë, duke parë dhe statistikat, se studentët e drejtësisë hasin vështirësi për shkak të numrit të lartë. Ka të bëjë me mënyrën se si spikatesh. Është krijuar një stereotip që është e pamundur të çash në tregun e punës nëse nuk ke një njohje apo nëse nuk shfrytëzon fenomene si nepotizmi. Realisht, unë e konsideroj veten një shembull që ka fituar nga meritokracia”, shprehet ajo.

Ekspertët thonë se mundësitë ekzistojnë, por duhen shfrytëzuar. Shumë punëdhënës kanë nevojë për të rinj të kualifikuar, por shpesh nuk arrijnë t’i gjejnë ata për shkak të mungesës së aplikimeve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?