English

Vetëkarantina, për të ndihmuar në frenimin e përhapjes së coronavirusit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Frika nga coronavirusi ka kufizuar mijëra njerëz si një mjet për të ngadalësuar përhapjen e virusit infektiv. Dëgjojmë të flitet për vetë karantinimin por a e dimë të gjithë se çfarë është?  Karantinat kanë për qëllim të kufizojnë lëvizjen e njerëzve që mund të kenë qenë të ekspozuar ndaj sëmundjes ngjitëse, por që janë testuar pozitive.

- Advertisement -

Atyre që u është kërkuar të karantinojnë veten në shtëpitë e tyre nuk janë gjetur të infektuar nga virusi. Ndërsa praktikat e vetë-karantinës përdoren për të ndihmuar në frenimin e përhapjes së virusit, ato synojnë një grup të ndryshëm të njerëzve. Njerëzit që janë në izolim janë ata njerëz që u testuan pozitivisht për coronavirusin.

Ndërkohë, banorët që janë në vetëkarantinë janë njerëzit që mund të kenë ardhur në kontakt me dikë që është infektuar. Zyrtarët u kërkojnë këtyre individëve të qëndrojnë në shtëpi për dy javë, derisa të përcaktohet se nuk janë të sëmurë. Për rreth 14 ditë, individët nën vetë-karantinë nuk mund të shkojnë në punë, shkollë ose në ndonjë vend tjetër publik, ku ata mund të kishin kontakte me të tjerët.

Ekspertet rekomandojnë të qëndroni në dhomën tuaj të gjumit, nëse është e mundur të përdorni një tualet të veçantë dhe te vishni një maskë për fytyrën rreth të tjerëve. Për të parandaluar përhapjen e virusit, mbani distancën tuaj nga njerëzit e tjerë, ndaloni vizitorë të panevojshëm dhe lani duart shpesh.

Të gjithë ata njerëz që kanë qenë ose kanë patur kontakte me njerëz nga vendet ku tanimë dihet qe janë te prekur nga coronavirus, bëhet thirrje për një përgjegjësi qytetare që të vetë-karantinohen, dhe nëse shohin simptomat e para të telefonojnë sa me shpejt në nr. 127 për të patur gjithë kujdesin e nevojshëm. 

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?