Pandemia e COVID-19 ka krijuar një miliarder të ri çdo 30 orë dhe tani, një milion persona mund të bien në varfëri ekstreme në të njëjtën hapësirë kohore.
Kështu ka deklaruar drejtoresha ekzekutive e “Oxfam International”, Gabriela Bucher në samitin e Davosit.
Shefja e organizatës ndërkombëtare të bamirësisë ka theksuar se është koha që të taksohen të pasurit për të mbështetur të varfrit, teksa elita globale është mbledhur në qytezën malore zvicerane për Forumin Ekonomik Botëror.
“Po shohim gjithë këto probleme, gjithë këto kriza, nga më të ndryshmet. Mund të duket diçka shkatërruese, por ka një mesazh shprese në kuptimin se ka të ardhura. Ato nuk janë shpërndarë mirë, por mund të merren masa për ta ulur pabarazinë. Kështu, taksimi prej 2 për qind për milionerët mund të rritet në 5% dhe me të ardhurat që mblidhen mund të zgjidhen problemet e thelluara sociale”, tha Gabriela Bucher.
Një grusht pjesëmarrësish të pasur të mbledhur në Davos po u bëjnë thirrje liderëve botërore që të ulin koston e jetesës duke rritur taksat për njerëz si ata. Të dielën, aktivistë të shumtë protestuan në mbarë botën për të kërkuar një sistem taksimi më të drejtë.
LEXONI GJITHASHTU: