English

Vetëvrasja e nënës me 3 fëmijët, Prokuroria kërkon 6 vite burg për bashkëshortin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Prokuroria e Shkodrës ka përfunduar hetimet lidhur me vetëvrasjen e shtetases Alma Arrazi e cila u mbyt në ujërat e lumit Buna bashkë me tre fëmijët e saj.

- Advertisement -

Organi akuzës ka kërkuar 6 vite burg për shtetasin Erdgys Arrazi për akuzën e shkaktimit të vetëvrasjes së bashkëshortes së tij Alma Arrazi e cila në muajin maj të vitit të kaluar zgjodhi që të vetëvritet në lumë duke i shkaktuar vdekjen edhe tre fëmijëve të saj me të cilët u hodh në lumë.

Prokuroria ka kërkuar që dënimi të ulet në 4 vite sepse Arrazi ka pranuar gjykimin e shkurtuar. Sipas prokurorisë Erdgys Arrazi ka kryer sjellje që diskreditojnë dinjitetin e Alma Arrazit duke e detyruar atë të vetëvritet dhe të mbysë edhe tre fëmijët e saj. Lidhur me të miturit është regjistruar nga prokuroria akuza për vrasje për shkak të cilësisë së veçantë të viktimës ndërsa është përjashtuar që të ketë pasur persona të tjerë të përfshirë.

Për këtë arsye kjo akuzë është pushuar nga organi i akuzës pasi sipas hetimeve ka rezultuar se autore për vrasjen e tre fëmijëve është nëna e tyre që vendosi t’i japë fund jetës bashkë me 3 të vegjlit e saj. Për shkak të ndarjes nga jeta të nënës kjo akuzë e dytë është pushuar nga prokuroria e Shkodrës.

Pas përfundimit të hetimeve nga prokuroria dhe kërkesës për 6 vite burg për Erdgys Arrazin i ulur në 4 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar, pritet që avokatët të paraqesin mbrojtjen e tyre dhe pas palës mbrojtëse gjykata e shkallës së parë në Shkodër pritet që të japë edhe vendimin e saj lidhur me këtë ngjarje të rëndë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

1 COMMENT

  1. Pse u lodhet ore t’i benit gjyq? Lereni te lire fare se qartesisht nuk ju dhimbset nje grua dhe 2 femije, se qartesisht nuk i keni te qarta pasojat e abuzimit psikologjik, se qartesisht keni bere pazar per te liruar nje vrases.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?