Mëngjesin e sotëm banorët e Rinasit janë përplasur me policinë gjatë protestës. Banorët kundërshtojnë vendimin e ARRSH-së për lëvizjen e mjeteve vetëm me një sens drejtimi drejt aeroportit.
Forcat e policisë po largojnë me forcë banorët nga rruga, për të lejuar qarkullimin e mjeteve. Por, banorët nuk i binden urdhrit të policisë.
“Na lini deri në orën 12”, shprehen banorët gjatë përplasjeve me efektivët e policisë.
“Mos na prekni me dorë”, thotë një tjetër protestues.
Lëvizja e makinave drejt aeroportit pas vendimit të ARRSH-së:
Për të shkuar drejt aeroportit të Rinasit, mjetet duhet të ndjekin rrugën Qafë Kashar- Rrethrrotullimi i aeroportit të Rinasit e deri në Ahmetaq.
Ndërsa për t’u kthyer, do të ndjekin rrugën Ahmetaq, Vorë – Qafë Kashar. Për mjetet që vijnë nga veriu për në drejtim të Rinasit, do duhet të ndjekin itinerarin Fushë Krujë – Vorë – Qafë Kashar dhe aeroport.
LEXONI GJITHASHTU:
- Protestë për devijimin e rrugës në Rinas, ndërhyn policia
- Kreu i ARRSH-së: Rruga e Rinasit është vetëm për aeroportin
- Nga 1 maji, qarkullimi i mjeteve drejt aeroportit me një sens lëvizje