Të rinjtë e Forumit Rinor të PD së bashku me anëtarët e departamentit Brain Gain, kanë surprizuar ish-kryeministrin Sali Berisha, duke shkuar poshtë banesës së tij, pas marrjes së vendimit nga GJKKO për ta lënë kreun e Rithemelimit në arrest shtëpie.
Gjatë fjalës së tij, kryetari i FRPD, Besart Xhaferri, është shprehur se kjo është një ditë e zezë për demokracinë, pasi sipas tij, për arrestimin e Berishës janë shkelur të gjitha rregullat kushtetuese.
“Në përfundim të mbledhjes së departamentit Brein Game kemi vendosur të vijmë poshtë pallatit të ish kryeministrit Berisha. Sot është një ditë shumë e vështirë për demokracinë, për shtetformimin e Shqipërisë, pasi janë shkelur të gjitha rregullat e Kushtetutës për arrestimin e tij. Çdo qytetar shqiptar duhet të trajtohet njëlloj, por jo më keq se të tjerët”, është shprehur Xhaferri.
- Iu caktua masa e sigurisë, Berisha reagon për herë të parë nga “Arresti në shtëpi”
- Arrestimi i Berishës, Topalli: Kur padrejtësia bëhet ligj, rezistenca bëhet detyrë