English

VIDEO/ Gjoba deri në 1 mln lekë, Policia aksion në bregdet për mjetet lundruese

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Euronews Albania ka siguruar pamje aksioni i Policisë Kufitare Sarandë për kontrollet e mjeteve lundruese.

- Advertisement -

Në video shfaqen momentet e kontrollit të disa mjeteve lunduese në det, për të parë nëse kanë dokumentacionin e nevojshëm.

Sipas të dhënave nga kjo strukturë gjatë periudhës 1 maj -24 korrik janë ushtruar në total 289 kontrolle të mjeteve lundruese në det.

Sipas të dhënave në total për drejtues apo përdorues të këtyre mjeteve janë vënë në total 18 masa administrative. Vetëm për motora uji “Jet-ski” janë vendosur 10 gjoba, të cilat janë paguar të gjitha. Vlera totale e tyre ështe 100 mije lekë të reja.

Për varkat, stacioni portual dhe drejtoria e këtij porti ka vënë 7 gjoba, me vlerë 70 mijë lekë të reja.

Ndërkohë, për verifikim janë shoqëruar 24 mjete lundruese, 17 prej të cilave rezultonin me gjobë.

Motorot e ujit që janë edhe më problematikë për pushuesit janë bllokuar 10 prej tyre, gjithashtu sipas të dhënave edhee varka janë bllokuar 8 për shkak se kishin masa administrative.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?