Disa nga vjedhjet më të çuditshme të vitit 2023 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë kapur nga kamerat.
Sado të dënueshme të jetë akti i vjedhjes në vetvete, këta njerëz e kalojnë imagjinatën tonë për sendet që kanë vjedhur, si dhe për mënyrën e veçantë që kanë3 zgjedhur.
Dikush ka shkuar të vjedhë i veshur me kostumin e lepurushit Bugs Bunny, një tjetër ka vendosur një kuti kartoni në kokë, dikush zgjodhi të futej e të vidhte në një banesë lëng portokalli dhe vodka.
Por ka pasur edhe “vjedhje” zemrash, kjo pasi një hajdut shkoi në një garazh për të vjedhur biçikletën, por përfundoi duke luajtur me qenin shumë miqësor të shtëpisë.
LEXONI GJITHASHTU:
- VIDEO| Elefanti ndalon furgonin me pasagjerë, i thyen xhamin e u rrëmben ushqimet
- VIDEO| Çiuaua vrapon i frikësuar në autostradë, shoferët “në aksion” për ta shpëtuar