English

VIDEO| Halaand nuk ndalet, shënon 5 gola në FA Cup

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

5 gola në 58 minuta ka realizuar Erling Halaand në FA Cup mbrëmjen e së martës, duke rezultuar më i mirë në fushë për Manchester Cityn. Norvegjezi ishte i jashtëzakonshëm në fushë, duke kthyer në gol thuajse çdo pasim që shkonte drejt tij, ndërsa meritë të jashtëzakonshme në këtë rekord tjetër të tij ka dhe Kevin De Bruyne. Ky i fundit asistoi në 4 nga golat e norvegjezit, duke regjistruar po ashtu një poker.

- Advertisement -

Përballja ndaj Luton, e vlefshme për fazën e 1/8 të kupës, e luajtur në transfertë rezultoi një test i lehtë për të besuarit e Guardiolës. Miqtë nga Manchester realizuan 3 herë gjatë fraksionit të parë me Haaland, ndërsa Luton ngushtoi diferencën e golave me një realizim perfekt të Clark, i cili në nisjen e pjesës së dytë dërgoi shifrat në 2-3. Kur loja u duk se do të ishte e hapur, e me ndonjë mundësi më tej reagimi nga Luton, Haaland realizoi sërish dy gola në minutat 55 dhe 58, duke dërguar shifrat në 2-5. Ishte Kovacic ai që vulosi triumfin me 6 gola, falë një goditje nga jashtë zone duke e ndalur në rrjetën e Krul, me këtë të fundit që nuk kishte se cfarë të bënte më.

Në dy sfidat e tjera të luajtura u kualifikuan Neëcastle që mposhti Blackburn dhe Leicester që fitoi ndaj Bournemouth.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?