English

VIDEO | Hi dhe tym, ishulli i Sazanit pas katër ditëve në flakë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Flakët në ishullin e Sazanit janë shuar pas katër ditësh. Euronews Albania sjell pamje nga zonat e shkrumbuara të ishullit, ku hiri dhe tymi mbizotërojnë.

- Advertisement -

Era e fortë në zonë bëri që flakët të përhapeshin me shpejtësi dhe një pjesë e mirë e territorit të saj, përfshirë pishat shekullore është shkrumbuar.

Në ishull është raportuar se ka pasur shpërthime të municioneve për shkak se flakët përfshinë edhe zonën e cila më parë ka qenë bazë ushtarake.

Shuarja e flakëve u bë e mundur nga ajri vetëm ditën e djeshme, falë një avioni tip Canadair CL 415 të sjellë nga Greqia.

Pas 5 ditësh ndërprerje, anijet turistike janë nisur drejt Sazanit me vizitorë, por nuk dihet nëse do të lejohet të zbarkojnë apo jo.

Ende zyrtarisht nuk ka një informacion në lidhje me shkaqet e rënies së zjarrit në ishull.

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?