Ish-komandanti i Gardës së Republikës Ndrea Prendi është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme SPAK.
Ai vijon të jetë në ambientet e prokurorisë së Posaçme ku kanë rinisur hetimet për ngjarjen e 21 janarit 2011, ku në protestën e zhvilluar para Kryeministrisë humbën jetën katër protestues.
Gjatë protestës së opozitës së asaj kohe, Ndrea Prendi shërbente si komandanti i Gardës së Republikës, e cila hapi zjarr drejt protestuesve në 21 Janar.
Kujtojmë se ditën e djeshme në ambientet e SPAK janë paraqitur familjarë të Aleks Nikës, i cili mbeti i vrarë në 21 Janar të vitit 2011.