Avionët luftarakë izraelitë kryen një seri sulmesh masive ajrore në periferitë jugore të Bejrutit të premten, në atë që dukej të ishte bombardimi më intensiv i kryeqytetit libanez që nga lufta e vitit 2006.
Të paktën 10 shpërthime tronditën periferitë jugore të kryeqytetit, një zonë me popullsi të dendur e njohur si Dahiyeh, me re të mëdha tymi të zi që ngriheshin mbi qytet, duke lënë pas disa viktima.
Videot nga Middle East Eye treguan të paktën katër ndërtesa banimi të rrafshuara me dëmtime të mëdha në strukturat aty pranë.
Ushtria izraelite pretendoi se kishte në shënjestër selitë e Hezbollahut, të cilat dyshohet se ndodheshin nën ndërtesa banimi dhe mediat izraelite pretenduan se kreu i grupit, Hassan Nasrallah, ishte objektivi i sulmit.
Në sulm u përdorën 10 raketa me nga 2000 ton TNT, që do të thotë 20,000 ton TNT në total.
View this post on Instagram