Situata nga zjarri i rënë që prej mbrëmjes së djeshme në Shëngjin është tejet kritike.
Vatrat e zjarrit të favorizuara edhe nga i nxehti e era janë përhapur me shpejtësi në të gjithë zonën.
Kjo ka bërë që shumë pushues të largohen nga hotelet dhe të ndërpresin pushimet.
Një prej pushuesve është shprehur për Euronews Albania se ka pasur panik te turistët dhe fëmijët nga situata e krijuar.
Ai tha gjithashtu se shumë pushues kanë sendet personale brenda në hotele dhe shtëpi, të cilat nuk po arrijnë t’i marrin dot.
“Po ishim njoftuar nga ana e Policisë dhe pronarëve të hotelit. Mirëpo fatkeqësisht vatrat e zjarrit nuk po ndalen dhe po vazhdojnë në disa vende të ndryshme. Jemi të detyruar të largohemi sepse nuk pushohet në këtë formë.
Policia dhe Ushtria kanë bërë punën e vetë, dy helikopterë kanë qenë thuajse tërë paraditen, mirëpo dy helikopterë janë të pamjaftueshëm, pasi zjarri ka kapluar thuajse në të gjitha anët. Nga hoteli jemi njoftuar, tani edhe pak do të iki me makinë.
Ne kemi edhe vilën tonë këtu, kemi bërë investime të mëdha, kemi sendet personale brenda, por nuk mund të hyjmë pasi nuk na lejon policia. Fëmijët kanë panik, është një problem shumë i madh”, tha një pushues.
LEXONI GJITHASHTU:
- Zjarret dalin jashtë kontrollit në Shëngjin! Rrezikohen resortet, banorët evakuohen
- Dita e fundit si ministër i Brendshëm, Balla në Shëngjin, situatë alarmi me zjarret