Edvin Bode, alias Andrew Bode ka dalë këtë të premte para Gjykatës së Tiranës pasi u arrestua nga forcat Renea dhe Policia e Gjirokastrës si i dyshuar për vrasjen e biznesmenit nga Saranda, Edmond Papa.
Gjykata e Tiranës vendosi të lerë të pa ndryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Andrew Bode.
Gjatë seancës Bode ka mohuar akuzën, duke pretenduar se nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e Edmond Papës.
Personi në fjalë u kap në Memaliaj, ku strehohej nga shtetasi Adriatik Kalemi, një person të cilët i janë bërë dy atentate për ta eliminuar që pas vrasjes së biznesmenit Edmond Papa.
Kujtojmë që Edmond Papa, u vra në atentatin e ndodhur në Tiranë më 16 dhjetor të vitit 2022.