English

VIDEO| Momentet e tërmetit të fuqishëm në Stamboll, spikerja tmerrohet nga lëkundjet

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një tërmet me magnitudë 6.2 i shkallës rihter ka tronditur Stambollin në orën 12.49 të së mërkurës.

- Advertisement -

Prezantuesja e CNN TURK Meltem Bozbeyoğlu është kapur drejtpërdrejt në studio në momentin e tërmetit dhe siç duket nga pamjet e ka përjetuar shumë keq.

Shumë e shqetësuar dhe pa frymë, Bozbeyoğlu thotë: “E ndjemë tmerrësisht”. Më pas ajo i kërkon dikujt përmes kufjes së saj që të thërrasë nënën e saj.

“Unë jam 32 vjeç dhe kjo është hera e parë që përjetoj një tërmet kaq të madh”, thotë ajo.

Ajo i lë nënës së saj një mesazh: “A mund të më kontaktosh të lutem në WhatsApp”.

“Isha e frikësuar, kërkoj falje nëse ju bëra panik”, u thotë ajo shikuesve.

Tërmeti shkaktoi panik te banorët e zonave afër epiqendrës të cilët kanë dalë menjëherë nga banesat dhe janë këshilluar që të mos hyjnë brenda për rreth 3 orë.

Nga informacione e deritanishme nuk raportohet për dëme të konsiderueshme apo fatalitete në jetë njerëzish.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?