English

VIDEO| Momenti kur goditet me raketa ura 3 mld dollarë e Rusisë në Krime

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Trafiku në urën që lidh Krimenë me Rusinë është ndërprerë pas raportimeve për shpërthime dhe të paktën 2 vdekje. Pak detaje mbi incidentin janë zbardhur, por fotot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë dëmtimin e një prej korsive dhe një automjet të përplasur. Autoritetet ruse konfirmuan vdekjet.

- Advertisement -

Madje DailyMail ka publikuar dhe një video të momentit kur ura 3 miliardë dollarë që lidh Rusinë me gadishullin e krimesë goditet nga raketa.

Vyacheslav Gladkov, guvernator i Belgorodit deklaroi: “Ne e nisëm mëngjesin me informacionet mbi atë që ndodhi në urën e Krimesë. Pamë një video me një makinë të dëmtuar me targë Belgorodi. Informacionet paraprake sugjeruan se një vajzë kishte mbetur e plagosur, por që tani ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa prindërit e saj kishin vdekur”.

Ura, që kalon përmes ngushticës së Kerçit, u dëmtua edhe në tetor nga një makinë-bombë dhe u deshën disa muaj përpara se në të të riniste qarkullimi.

Ura përmban si akse rrugore ashtu edhe shina treni dhe luan një rol jetik për furnizimin e trupave ruse në Ukrainë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?