Euronews Albania siguron pamje nga Komisariati Nr. 3 në Tiranë menjëherë pas ngjarjes së rëndë kur efektivi Ludian Zaimi qëlloi me armën e shërbimit kolegun e tij Çaush Saliasi, 55 vjeç.
Kolegët e futin të plagosurin në një makinë policie për t’u transportuar drejt spitalit, por ai nuk mundi të mbijetojë nga plagët e marra.
Ndërkohë në video shfaqen edhe momente tensioni si dhe një prani e madhe e forcave të policisë në mjediset e Komisariatit.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së hënës brenda ambienteve të Komisariatit nr. 3 në kryeqytet, pak para se të ndaheshin detyrat për turnin e tretë.
Mes viktimës, i cili shërbente prej 20 vjetësh në polici dhe autorit ndodhi një konflikt banal.
Zaimi qëlloi të paktën me 6 plumba ndaj Saliasit dhe tashmë është arrestuar nga Policia.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ekskluzive | Kush është autori i vrasjes së efektivit në komisariatin nr.3
- Viktima 20 vjet në polici, si ndodhi sherri që i mori jetën efektivit
- Një polic vret kolegun brenda komisariatit nr. 3