English

VIDEO| Peshkaqeni noton mes njerëzve në plazhin e Floridas, shtangen pushuesit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një video e pazakontë është postuar gjerësisht në rrjete sociale nga Florida, ku një peshkaqen është filmuar duke notuar pranë vijës bregdetare në Miami Beach.

- Advertisement -

Videoja tregon një peshkaqen “dem”, i cili shihet teksa lëviz me shpejtësi në breg të detit, duke lënë të shtangur shumë pushues që ndodhen fare pranë tij.

Njerëzit të tronditur kanë “ngrirë” përpara kësaj ndodhie të papritur dhe disa prej tyre kanë pritur pa lëvizur që peshkaqeni të largohet.

Disa të tjerë u përpoqën që të dilnin me shpejtësi në drejtim të bregut të detit.

“Unë nuk jam ekspert, por gjëja e parë që mendova është që të mos lëvizja fare dhe të qëndroj sa më i qetë që të ishte e mundur, ndërsa lutesha që ky peshkaqen të dalë jashtë dhe të kthehet në detin e thellë blu”, tha i tronditur një dëshmitar.

Fatmirësisht peshkaqeni u largua pas “spektaklit” në breg të detit dhe asnjë prej pushuesve nuk mbeti i lënduar.

LEXO GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×